E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet e parlamentit të ri, PS-ja në Kolegj kërkesën për shpërndarjen

kolegji-zgjedhorTiranë- Partia Socialiste i është drejtuar sot Kolegjit Zgjedhor duker i kërkuar që të nisë procesin e shpërndarjes së mandateve të dala nga vota e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë për datën e mbledhjes për shqyrtimin e kërkesës së PS-së. Në fjalën e tij për mediat përfaqësuesi PS-së, Koli Bele tha: KQZ-ja është në pamundësi për të bërë çertifikimin e zgjedhjeve. I kërkuam Kolegjit ndarjen e mandateve. Këtë gjë mund ta kërkojnë edhe partitë e tjera.

Por duke qenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ e ka të pamundur të ushtrojë funksionin e tij në këtë drejtim sepse ka vetëm 4 anëtarë, është gjykata që vendos ndarjen e mandateve.

Më pas i kalohet KQZ-së, e cila sipas Kodit Zgjedhor brenda 10 gushtit shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›