Grabiten tubacionet e naftes arrestohen dy persona
Dy persona kane rene ne prangat e policise pasi akuzohen si autore te grabitjes se tubacionit te naftes ne Patos te Fierit. Personat e arrestuar jane Orgest Ali Rizaj 18 vjec dhe Gezim Pajtim Muka 20 vjec te dy banues ne Patos. Arrestimi i tyre eshte bere ne oren 2200 te mbremjes se djeshme nderkohe qe prej 5 ditesh ishin shpallur ne kerkim. Dyshohet se dy te rinjte me daten 12.11.2011 ne afersi te vendit te quajtur Oficina e Vjeter ne Patos kane tentuar te vjedhin tubacionin e naftes ne grupin 622. Pas arrestimit policia ka marren ne shqyrtim faktet dhe pas konsultimit me prokurorin e ceshtjes te rinjte do te ndiqen ne gjendje te lire.