E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke lufte me arme zjarri me trafikantet e droges ne kufirin shqiptaro-grek

Pas perplasjes me arme zjarri tre trafikantet kane braktisur 9 canta me 338 kg hashash

Nje sasi prej 338 kg hashashi eshte braktisur ne kufirin shqiptaro-grek. 3 transportuesit te dyshuar shqiptare pasi kane shkembyer zjarr me policine greke jane futur serish ne token shqiptare. Perplasja ndodhi ne zonen kufitare mes Shqiperise dhe Greqise ne vendin e quajtur Loridha Sajadh mes Konispolit dhe Igumenices. Nje peshkatar i zones deshmitar i ngjarjes ka sinjalizuar policine greke se ka pare 3 persona te cilet transportonin 9 canta. Nderkohe policia greke eshte vene menjehere ne ndjekje te trafikanteve. Gjate perleshjes se policise dhe trafikanteve sipas burimeve nga vendngjarja ka pasur shkembim zjarri qe ka zgjatur rreth 15 minuta. Policia ben me dije se ka gjetur dhe ka sekuestruar 337 kg droge te tipit kanabis sativa si dhe gezhoja armesh tip Kallashnikov nderkohe eshte vene ne ndjekje te trafikanteve duke kerkuar edhe ndihmen e forcave policore te territorit shqiptar.

Perplasja e armatosur

Gjithcka ka nisur nga telefonata e nje peshkatari grek i cili teksa ka shkuar per te peshkuar ne vendin e quajtur Loridha Sajadhe ka pikasur 9 canta te zeza te medha. Cantat ndodheshin pak metra larg kufirit shqiptaro-grek dhe nisur nga dyshimi peshkatari grek ka telefonuar policine. Thirrjes se tij i eshte pergjigjur fillimisht policia e Janines e me pas ajo e Igumenices. Ne kohen qe policia ka mberritur jane degjuar bresheri armesh qe vinin nga nje zone me shkurre. Policet e Antidroges se Igumenices i jane pergjigjur zjarrit situate e cila ka zgjatur rreth 15 minuta. Pas kesaj tre shtetas jane larguar me vrap nga zona e zjarrit per ne brendesi te tokes shqiptare. Policia eshte vene ne ndjekje te tyre deri ne brezin kufitar por pa mundur ti arrestoje dot. Nga shkembimi i zjarrit nuk ka pasur te lenduar.

Droga e sekuestruar

Policia ka sekuestruar 9 cantat brenda te cilave u gjet nje sasi prej 337 kg e 750 gramesh hashash. Ne vendngjarje u sekuestruan gjithashtu nje numer i madh gezhojash qe perdoren nga arme automatike model Kallashnikov. Policia dyshon se droga ishte lene aty nga trafikantet ne pritje per tu marre nga persona brenda tokes greke nderkohe qe personat qe shkembyen zjarr kane qene ne rruajtje te sasise se hashashit. Vendi ku ndodhi shkembimi i zjarrit eshte shume prane me qytezen e Konispolit ne Sarande prej nga mendohet se eshte kryer edhe trafikimi i lendes narkotike. Droga mendohet se kishte si destinacion Greqine nderkohe ende nuk behet e ditur nese trafikantet jane shqiptare apo te huaj qe sipas policise greke pretendohet se ata jane shqiptare. Policia shqiptare njekohesisht ka nisur hetimet me homologet greke per te zbardhur ngjarjen dhe identitetin e trafikanteve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›