Grabitën zyrën e LSI-së në Shkodër, në pranga bashkëpunëtori i katërt
SHKODER – Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në grabitjen e zyrës së LSI-së në Shkodër më 11 qershor. Mësohet se në pranga ka rënë 24-vjeçari Dedë Shqau, i dyshuar si bashkëpunëtor në grabitje.
Pak ditë më parë në Shkodër u arrestuan, Balë Qarrica, 41 vjeç, Gëzim Doda, 31 vjeç, dhe Petrit Pusi, 26 vjeç, nën akuzën e grabitjes së një ore të shtrenjtë, në zyrën e LSI-së, që i përkiste drejtorit të Albpostës.
Ora shumë e shtrenjtë, e cila i shtyu të bëjnë grabitjen, ishte dhe gjurma që çoi uniformat blu tek ata. Tentativa e tyre për të gjetur blerës të orës së veçantë me 52 gurë diamanti dhe plotësisht prej ari ka bërë që të bien në sy të policisë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e 11 qershorit, ku në lagjen "Ndoc Mazi" të Shkodrës, është grabitur me armë zyra e subjektit politik LSI. Pak ditë më parë, blutë e Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar "Roleks", kanë bërë të mundur edhe zbulimin dhe arrestimin e 3 autorëve, që janë me precedentë penalë. Blutë kanë sekuestruar edhe orën e vjedhur, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë.
(er.nu/BalkanWeb)