E Diel, 1 Nëntor 2026

40-vjeçari akuzohet për pedofili, Prokuroria: Lidhi në pemë një 16-vjeçare dhe abuzoi me të

TIRANE - Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim çështjen e 40-vjeçarit Shkëlqim D, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura. Prokuroria e akuzon 40-vjeçarin për abuzim me një vajzë 16-vjeçare nga Librazhdi.

Sipas organit të akuzës, 40-vjeçari ka pranuar se kishte dijeni vajza me iniciale D.F ishte e mitur, por pavarësisht kësaj ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë më të.

Prokuroria pretendon se ka siguruar provat e nevojshme për dënimin e 40-vjeçarit. Sipas grupit hetimor, vajza është lidhur me litar në një pemë në Qytetin Studenti, ku 40-vjeçari ka abuzuar me të.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›