Shkon ne parukeri, zhduket 36-vjecarja
Elbasan- Shkon qe te zbukurohet ne parukeri, por zhduket ne menyre misterioze pak metra larg bashkeshortit dhe djalit te saj qe po pinin kafe ne lokal dhe e prisnin. Luljeta Ruda, nga fshati Shushice i Elbasanit, rezulton e humbur qe prej dates 9 maj dhe bashkeshorti ka depozituar denoncimin ne komisariat. Policia tha se ka shperndare ne te gjitha pikat kufitare fotografine, por nuk u dhane hollesi per vonesen e denoncimit te ngjarjes.
Gruaja ka shkuar ne parukeri, e shoqeruar nga bashkeshorti dhe djali 15-vjecar mengjesin e dates 9 maj, por ndersa ata e prisnin ne kafe, ajo ka dale nga dera e pasme e parukerise dhe eshte zhdukur ne drejtim te paditur. Luljeta me familjen ka udhetuar per ne Elbasan per te shkuar ne nje dasme ku ishin te ftuar dhe me tej 36-vjecarja i ka kerkuar te shoqit qe te zbukurohet. Per kete qellim ka zgjedhur nje sallon bukurie ne afersi te tregut kryesor, pergjate rruges se Namazjase. Ate e bir kane futur Luljeten ne parukeri dhe jane ulur per ta pritur ne kafen perbri. Kane kaluar dy ore dhe gruaja nuk po dilte prej andej. Te shqetesuar per vonesen, babe e bir kane vendosur te futen ne sallonin e bukurise. Por pasi jane futur brenda, nuk e kane gjetur me Luljeten aty. Ata kane pyetur parukieren e cila i ka treguar se gruaja kishte kohe qe ishte larguar nga dera e pasme. Me pas bashkeshorti dhe i biri jane larguar per ne fshat. Kane pritur qe Luljeta te kthehet por me kot. Edhe te nesermen nuk kane marre asnje lajm. Atehere familja ka nisur kerkimet. Ne fillim familjaret jane interesuar tek te afermit dhe miqte. Pergjigja ka qene negative. Kerkimet kane vazhduar per disa dite me radhe ne Elbasan, ne pyllin e fshatit si dhe pergjate rrjedhes se lumit Shkumbin. Megjithate nuk ka pasur asnje shenje jete per nenen 36 vjecare. Pasi ka humbur shpresat, familja i eshte drejtuar per ndihme policise diten e djeshme. Denoncimi ne polici eshte kryer nga djali A. Ruda. Pas marrjes se denoncimit Policia e Elbasanit ka shpallur ne kerkim ekstra Luljeta Ruden. Vec kerkimeve te kryera bashke me familjaret dhe te afermit, policia ka shperndare edhe foton e 36-vjecares.
Policia tha se mbeten te paqarta rrethanat e zhdukjes se nenes 36 vjecare. Djali ka deshmuar ne polici se nena e tij kishte kater muaj qe nuk ndihej mire nga ana shendetesore. Shkaqet e kesaj gjendjeje nuk behen te ditura. Grupi hetimor ka ngritur disa pista, duke u perqendruar ne pistat e konflikteve brenda familjes por edhe tek gjendja psikologjike e gruas. Gjate ketij viti ne Elbasan jane regjistruar disa raste te kesaj natyre.
Fatos Salliu