Grabitesit me paruke kapen pese ne nje banese te braktisur

Pese persona jane arrestuar policia vazhdon hetimin. Strehoheshin ne nje banese te pabanuar ne periferi
Te kthyer prej kohesh ne tmerrin e pronareve te bareve apo banesave ne kryeqytet pese pjesetare te nje prej bandave me famekeqe per grabitje eshte vene ne prangat e policise se kryeqytetit pas nje operacioni te organizuar enkas per kapjen e tyre ne nje banese te pabanuar ne periferi te Tiranes qe sherbente si strehe per tu fshehur dhe per te mbajtur armet me te cilat kryenin vjedhjet. Ketu policia ka sekuestruar nje arsenal te vertete armesh deri tek paruket me te cilat autoret maskoheshin gjate veprimtarise se tyre kriminale nderkohe qe aktualisht po punohet per identifikimin e bashkepunetoreve te tjere te grupit.
Lajmi eshte konfirmuar nga vete kreu i Drejtorise se Policise se Tiranes Saimir Muca i cili ne nje deklarate per shtyp ne mesdite beri me dije se ne pranga jane vene Saimir Thaci 29 vjec i denuar me pare per tentative vjedhje Jetnor Gaxha 26 vjec M. M 17 vjec Liridon Mena 19 vjec si dhe O. S 16 vjec te gjithe banues ne Tirane. Sipas numrit nje te policise se kryeqytetit ne oret e vona te se premtes strukturat e Hetimit te Krimeve ne kuader te operacionit policor te koduar Banesa e vjeter i cili ende vazhdon kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te ketyre pese personave.
Gjate kontrollit te baneses se tyre policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e provave materiale 6 arme zjarri automatike 7 krehra metalike armesh zjarri te ndryshme 670 cope fisheke pistolete model 54 65 fisheke automatiku model 56 4 motore te markave te ndryshme te cilet jane vjedhur ne vende dhe kohe te ndryshme ne Tirane dhe Durres 2 gershera prerese metalike 1 kapuc leshi ngjyre e zeze 4 pale doreza me ngjyre gri te erret 1 maske plastike 2 paruke flokesh me ngjyre te zeze 1 thike me teh metalik 7 aparate celulare 30 celesa automjetesh dhe motocikletash si dhe disa kacavida pinca te ndryshme etj.
Nga te dhenat e policise se Tiranes mesohet se ne baze te hetimeve te deritanishme ne bashkepunim me njeri-tjetrin pese personat e arrestuar dyshohen se jane autore te disa vjedhjeve me arme e dhune te ndodhura kohet e fundit ne qytetin e Tiranes per te cilat po punohet intensivisht ne vijim te ketij operacioni per dokumentimin ligjor te tyre. Ne kete aspekt nga te dhena policore mesohet se denoncimi i personave te demtuar pronare lokalesh apo banesash si dhe aktivitete te tjera tregtare ka bere qe agjentet e Sektorit te Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise se Tiranes jane perfshire ne nje hetim intensiv te imtesishem per identifikimin e autoreve dhe venien e tyre para drejtesise. Nderkohe arrestimi ne periferi te kryeqytetit ne nje banese te vjeter te braktisur te pese prej tyre ku dhe fshiheshin ka ngjallur dyshime per persona te tjere te perfshire ne aktivitetin kriminal te tyre. Per kete arsye policia ka bere te ditur se operacioni Banesa e vjeter ende vijon. Materialet procedurale ne ngarkim te tyre i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale te vjedhjes me dhune dhe arme dhe mbajtjes pa leje te armeve e municionit luftarake te kryer ne bashkepunim.
Te arrestuar
Saimir Thaci 29 vjec i denuar me pare per tentative vjedhjeje
Jetnor Gaxha 26 vjec
M. M. 17 vjec
Liridon Mena 19 vjec
O. S. 16 vjec te gjithe banues ne Tirane
Sekuestruar
6 arme zjarri automatike
7 krehra metalike armesh zjarri te ndryshme
670 cope fisheke pistolete model 54
65 fisheke automatiku model 56
4 motore te markave te ndryshme te cilet jane vjedhur ne vende dhe kohe te ndryshme ne Tirane dhe Durres
2 gershere prerese metalike
1 kapuc leshi ngjyre e zeze
4 pale doreza me ngjyre gri te erret
1 maske plastike
2 paruke flokesh me ngjyre te zeze
1 thike me teh metalik
7 aparate celulare
30 celesa automjetesh dhe motocikletash
Kacavida pinca te ndryshme etj.