E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos sistem mates per kompanite e gazit te lengshem

Synohet te shmangen abuzimet. Instalimi i ketij sistemi mates kerkon rreth 60 mije euro dhe mbetet nje nga prioritetet ne fushen e disiplinimit te kontrollit te shitjes se mallit ne treg

Qeveria ka vendosur te shmange abuzimet e firmave dhe kompanive te gazit te lengshem duke krijuar sistemin e matjes se produktit. Keshtu te gjitha firmat e kompanite qe tregtojne gaz me shumice e pakice ne treg do te detyrohen te vendosin sistemin e ri te matjes. Kjo ne baze te nje urdherese edhe te Ministrise se Finances gazi nuk do te matet me me kilogram por me liter dhe kjo kerkon detyrimisht vendosjen e nje teknologjie te re dhe te kushtueshme. Urdheresa e Ministrise se Financave detyron te gjitha shoqerite e gazit qe te instalojne sistemin e ri mates nga ai qe perdoret duke pasur si njesi matese kilogramin ne nje sistem te ri mates me njesi matese litrin. Shqiperia do te jete i pari vend qe aplikon nje praktike te tille qe do te ndikoje edhe ne ceshtjen e kontrollit te plote te sasise se importuar dhe te asaj te tregtuar. Por pronare te kompanive te ketyre impianteve te rendesishem e te fuqishem ne vendin tone e kane marre me mosbesim vendimin sepse per te zbatuar nje vendim te tille do tu duhet te paguajne edhe disa para te tjera. Instalimi i ketij sistemi mates kerkon rreth 60 mije euro dhe mbetet nje nga prioritetet ne fushen e disiplinimit te kontrollit te shitjes se mallit ne treg. Pajisjet duhet detyrimisht te blihen jashte vendi dhe do te shoqerohen me certifikaten perkatese e cila do te sherbeje si nje mjet shume i forte ne dore te tatimoreve per te shmangur cdo abuzim me sasine e cmimin e gazit. Kompanite duhet ti binden urdhrit e vendimit te pakthyeshem te Ministrise se Finances kurse specialistet e Inspektoratit te Kalibrimit dhe Peshematjes do te bejne montimin e tyre. Shoqerite e kane kundershtuar dhe administratore te impianteve te tilla ne Vlore Sarande Fier Shkoder Tirane e rrethe te tjera jane mbledhur ne Durres. Ata jane shprehur se Ministria e Financave nuk ka marre ne konsiderate asnje verejtjet tyre dhe se ne cdo ndryshim te vendimeve e udhezimeve per kete ceshtje nuk eshte kerkuar e as nuk eshte marre mendimi i specialisteve. Shoqerite tregtare thane se blerja e pajisjeve dhe impiantit te ri paraqet shume veshtiresi por edhe se nje hap i tille do te penalizoje bleresin. Aktualisht nje cmimi i shitjes me pakice te gazit te lengshem varion nga 86-90 leke per liter dhe se cmimi eshte rritur edhe ne muajin dhjetor edhe ne muajin janar. Nderkohe perfaqesues te shoqerive te gazit jane shprehur se ky cmim tek pakica do te shkoje edhe me i larte nese Ministria e Finances nuk do te terhiqet nga vendimi i saj per ti detyruar ne blerjen e pajisjes. Ne rast se shoqerite do te detyrohen qe te bejne pagesen e kerkuar ka shume mundesi qe cmimi aktual i gazit te shkoje ne kufirin e 100-110 leke per liter. Nisur nga nevojat e tregut tregtaret e gazit kane rritur cmimin e gazit me pakice ne sezonin e dimrit duke ndjekur te njejten linje si tregtaret e ushqimoreve e te fruta-perimeve qe rrisin cmimin ne pikun e kerkeses. Presioni per gazin e lengshem dhe embargon duket se nuk ka mundur te binde Ministrine e Finances per te marre ne konsiderate kerkesat qe vine nga firmat grosiste apo edhe filialet e tyre depozituese te sasive te medha te gazit ne depozita e tankeret buze detit ne veri te Durresit. Grosistet kane bere te gjitha perpjekjet per te bindur specialistet e Ministrise se Financave se vendimi i ketij institucioni eshte cilesuar edhe teknikisht i parealizueshem me pohimet se sistemi aktual qe kane ne impiante eshte i bazuar ne baze te matjes me kilogram. Zhdoganimi si dhe pagesa e detyruar per TVSH-ne e mallit deri me tani eshte bere ne mbeshtetje te njesise matese me kilogram e jo liter. Ndersa ministria e linjes ka vendosur te detyroje kompanite te vendosin impiante qe matin gazin me liter. Ky eshte hapi i dyte operacional ne fushen e veprimeve qe ben Ministria e Finances per importuesit e medhenj te gazit te lengshem. Vetem pak muaj me pare kompanite e shoqerite e gazit jane detyruar te vendosin kasat fiskale. Vendimi me i fundit synon te ule abuzimet ne treg me gazin e lengshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›