E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrenti shkrumbon dy shtepi

Korrenti shkrumbon edhe dy shtepi te tjera ne Berat dhe Durres, pas djegies se ish-magazinave ne Vlore dy dite me pare. Nga drejtues te reparteve te zjarrfikeses ne keto qytete konfirmohet se flaket e rena ne dy banesa kane shkaktuar deme te medha materiale, por fatmiresisht pa te lenduar ne njerez. Ngjarja e pare ka ndodhur ne vendin e quajtur Sektori Rinia, Durres. Per pasoje ka mbetur e djegur plotesisht banesa e Avni Sh., 37 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne qytetin bregdetar. Zjarri eshte konstatuar nga familjaret te cilet kane lajmeruar menjehere policine dhe zjarrfikesen, ndersa jane larguar nga godina ne panik. Mesohet se ndertesa ka pasur ne perberje me teper dru se beton, duke u shkrumbuar plotesisht. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne fshatin Vodice te Beratit rreth ores 14:00, kur luhatja e tensionit te larte dyshohet te jete bere shkak i djegies se baneses se Fadil C, kurse ne banese nuk ndodhej asnje prej pjesetareve te familjes.

E.A./O.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›