Grabitësit vrasin 37-vjeçarin në sy të fëmijëve

Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore të zonës së ish-Fushës së Aviacionit Tiranë.
Nga grupi hetimor në vendngjarje, u konfirmua se ka gjetur vdekjen 37 vjeçarja Fatbardha Tafa si dhe është plagosur lehtë motra e saj Lumturie Gjana, 38-vjeç. Viktima së bashku me motrën dhe dy fëmijët, kanë qenë duke ecur në rrugën dytësorë të ish Fushës së Aviacionit, ku dy shtetas të cilët po qarkullonin me motor, kanë tentuar për t’i vjedhur bizhuteritë.
Paraprakisht dyshohet se, viktima dhe motra e saj, kanë bërë rezistencë me autorët, të cilët më pas e kanë goditur me armë të ftohtë, thikë 37 vjeçaren duke gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa kanë plagosur lehtë motrën e saj, e cila aktualisht po merr mjekim në Spitalin Ushtarak. Të gjitha strukturat e policisë janë të angazhuara maksimalisht për hetimin e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pjesët hyrëse dhe dalëse të Tiranës.
Policia e Kryeqytetit vendos shpërblimin prej 10 mijë euro për çdo person që jep një informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin. Mund të telefononi në numrin telefonik 069 41 04 111 si dhe numrin pa pagesë 129. /Start/
2012-08-08 08:26