E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet një kishë në Nigeri, 19 persona humbin jetën

Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i shtetit ku ndodhi sulmi dhe më pas u publikua nga mediat vendase.

“Mund të konfirmoj se bëhet fjalë për 19 persona të vdekur”, theksoi zëdhënësi i guvernatorit të Shtetit Kogi, ku ndodhi sulmi.

Një zëdhënës i policisë shtoi se kisha ishte sulmuar nga disa persona të armatosur dhe media lokale theksoi se një meshë po zhvillohej në momentin e dhunës.

Ende nuk dihet se kush e kreu sulmin, por grupi islamik militant Boko Haram ka marrë përsipër sulme të shumta të ngjashme ndaj kishave dhe objekteve të tjera të kultit në Nigeri.

Grupi islamik, Boko Haram ka kryer dhjetëra sulme dhe atentate kundër kishave në veri dhe në pjesën qendrore të vendit, që kanë shkaktuar më shumë se 1 000 të vdekur që prej verës së vitit 2009.

Komandanti i forcave të armatosura, toger-koloneli Gabriel Oloruniomi theksoi se prifti i kishës ndodhet mes personave të vrarë nga sulmi i armatosur.

Ndërkohë, shërbimet e emergjencës u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitale të ndryshme./Start/

                                                                                             2012-08-07 17:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›