Greqi, ndërpriten edhe 2738 pensione
Pas një regjistrimi të fundit që ka përfunduar ne muajin korrik, 2738 persona, shumica e te cilëve homogjenë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, nuk janë paraqitur pranë zyrave përkatëse, ndërsa pensionet e tyre merreshin nepermjet akteve noteriale te disa zyrave juridike. Për këtë qeveria greke ka filluar një hetim penal për të gjithë ata që kanë përfituar para nga këto pensione në mënyrë të paligjshme.
Në një deklarate për televizionin shtetëror, drejtori i këtij enti ka theksuar se shteti grek ka humbur me shume se 14 milionë euro ne vit dhe se do te behet çmos qe tani e tutje asnjë person prej homogjeneve nga Rusia, Bullgaria, Egjipti dhe Shqipëria te mos marre pensionin prej 360 euro të këtij enti, nëse nuk disponon dokumentacionin përkatës.
Vjet, në muajin tetor qeveria grek ka ndërprerë pensionet e 3050 minoritareve shqiptarë, duke i hequr tregut shqiptar një shumë prej 15 milionë euro në vit, pasi këta persona nuk janë paraqitur për regjistrim në afatin e duhur. Ende nuk dihet nëse prej 2738 pensioneve qe do te ndërpriten prej 1 shtatorit, ka edhe minoritarë nga Shqipëria.
Çështja e pensioneve te dyshimta ne te gjitha skemat, po shqyrtohet ne 6 muajt e fundit nga prokuroria. Sipas hetimeve të bëra deri ne fund te vitit te kaluar ishin gjetur mbi 20 mijë persona që merrnin në mënyrë të paligjshme pensione, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 120 milion eurosh.
Ministri i Punës Janis Vrutsis ka deklaruar se deri ne fund te vitit do te identifikohen të gjithë ata persona qe marrin pensione ne mënyrë të paligjshme do të arrestohen dhe do të vihen përballë drejtësisë, transmeton Top-Channel.
Entet e pensioneve ne Greqi kane pësuar dëme kolosale pas reduktimit te borxhit grek. Pothuajse çdo dite specialistet e ekonomisë theksojnë se ne se nuk gjendet nje zgjidhje do te kete probleme në të ardhmen ne pagesat e mijëra pensionisteve dhe këtu përfshihet edhe skema me e madhe, siç është Instituti i Sigurimeve Shoqërore, IKA, ku janë të siguruar shumica e emigranteve shqiptare. /Start/
2012-08-07 17:53