E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy të rinjve, tentuan të grabisin një grua

Ngjarja ndodhi në zonën e “Misto Mames”, ku janë arrestuar shtetasit Lirim Çekiçi, 18 vjeç dhe Flamur Puci, 23 vjeç.

Policia po heton nëse këta shtetas kanë lidhje me vrasjen e djeshme në një tjetër zonë të Tiranës, kur një 37-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme teksa u godit me thikë nga grabitësit, ndërsa e motra mbeti e plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Gratë rezistuan, teksa grabitësit tentuan t’u vidhnin bizhuteritë që kishin me vete. Vjedhje të tilla në rrugë janë bërë të shpeshta në Tiranë, ndërsa gjykatat e lirojnë nga qelitë. /Start/

                                                                                             2012-08-08 09:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›