Klinton neser ne Tirane masa te rrepta sigurie
Tirana do të zgjohet në masa të rrepta sigurie mëngjesin e të enjtes. Forcat speciale RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë, policia e rendit dhe kriminale e drejtorisë së Tiranës,
Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Garda e Republikës kalojnë në shërbime të përforcuara, për të siguruar cdo metër të territorit dhe kryesisht të lëvizjeve sipas axhendës së sekretares amerikane të shtetit gjatë vizitës së saj në Tiranë.
Njësia antieksploziv do jetë në shërbim gjatë të gjithë ditës duke kryer kontrollet për lëndë plasëse apo të rrezikshme në gjitha vëndet ku do të qëndrojë dhe vizitojë Klinton.
Do të ketë bllokimin e autostradës në krahun e lëvizjes gjatë hyrje-daljes në Tiranës, në momentet e lëvizjes, ndërsa snajpera dhe vëzhgues do të ketë thuajse në të gjitha pikat më të larta të kryeqytetit.
Jo zyrtarisht thuhet se janë 1500 efektiva që do të angazhohen në mbarëvjajtjen e vizitës së Klintonit, ndërsa ekspertë të ekipit të shoqërimit dhe ruajtjes së saj, prej disa ditësh kanë vëzhguar vëndet ku do të lëvizë sekretaria amerikane duke mbajtur kontakte intensiveb me krerët e drejtorisë së përgjithshme të policisë dhe drejtorisë së policisë së Tiranës.
Në orët e paradites është bërë një mbledhje e përbashkët për formulimin e aktit final të planit të masave për vizitën, e cila do të pasohej nga një tjetër takim në drejtorinë e policisë së tiranës për ndarjen e detyrave dhe marrjen e instruktimeve më të fundit.
Në orët e mbrëmjes pritet që të bëhen publike dhe oraret përkatëse përn rrugët që do të bllokohen gjatë vizitave.
Ndërsa në mbrëmje pritej largimi I automjeteve të parkuara pranë ambasadës amerikane, në zonën e rezidencave apo pranë institucioneve ku do zhvillohen takimet dhe do mbahen konferencat për shtyp.