E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaporta e përshpejtuar, tani në të gjithë vendin

Shërbimi i përshpejtuar i pasaportës biometrike tashmë është shtrirë në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme njoftoi nëpërmjet një deklarate për shtyp se pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit tashmë ky shërbim shtrihet dhe në qytete të tjera.

Nga sot ky shërbim ka filluar të ofrohet në Lushnje, më 15 Dhjetor do të fillojë të ofrohet në Kavajë dhe Peshkopi dhe më 17 Dhjetor 2010 do të fillojë të ofrohet për qytetarët në Lezhë dhe Kukës.

Sipas Ministrisë së Brendshme ky shërbim është ofruar "që prej datës 6 Dhjetor edhe në Korçë, 7 Dhjetor në Fier, 9 Dhjetor në Gjirokastër dhe që nga data 10 Dhjetor në Sarandë"



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›