Grabitet banka, në kërkim autori

Pasditen e të premtes një person i pa armatosur ka grabitur një bankë të ndodhur në autostradë. Personi i paidentifikuar ende nga policia, ka mundur të grabisë 500 mijë lekë të vjetra, pasi në atë moment ka qënë e pranishme vetëm një punonjëse e kësaj agjensie. Policia është në vendgjarje, dhe ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personit i cili është larguar në drejtim të paditur.