E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bentler: Reduktimii KFOR-it nëKosovë asnjë rrezik

PRISHTINë- Numri i trupave të KFOR-it në Kosovë do të përcaktohet pavarësisht vlerësimeve të situatës politike dhe asaj të sigurisë, është thënë sot në një debat të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, me temën "Shkurtimet e KFOR-it dhe ndikimi në gjendjen në Kosovë". Komandanti i KFOR-it, Barkus Bentler, ka deklaruar se këto shkurtime nuk paraqesin ndonjë rrezik për sigurinë në Kosovë.

Shkurtimi i trupave të KFOR-it nuk paraqet rrezik për paqen dhe sigurinë në Kosovë, ka deklaruar komandanti i kësaj force shumëkombëshe, Markus Bentler. Pikëpamje të ngjashme kanë prezantuar edhe përfaqësues të Qeverisë, përderisa ekspertë të fushave të sigurisë i kanë sugjeruar NATO-s që të mos shpejtojë me shkurtime të reja të trupave në Kosovë.

Deklarata të tilla u bënë gjatë një debati të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, me temën “Shkurtimi i trupave të KFOR-it dhe ndikimi në gjendjen e sigurisë në Kosovë”. Gjenerali gjerman, Bentler, tha se për 11 vjet, KFOR-i ka arritur të garantojë paqe e siguri në Kosovë, përderisa sfidat mbesin ende në veri të vendit.

Ndërsa trupat e KFOR-it po reduktojnë numrin në Kosovë, misioni i EULEX-it ka bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk mund të konkludohet se forca e NATO-s mund të zëvendësohet me misionin për sundim të ligjit të BE-së – EULEX.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›