E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vetëhidhetnga kati i 10, studentishqiptaro-maqedonas

TIRANë- Në kushte të rënda të depresionit një 33-vjecar nga Ulqini që studionte në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 10 i pallatit ku banonte.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:30 në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë kur Ervin Lati është hedhur nga pallati. Kanë qënë kalimtarët e rastit të cilët konstatuan 33-vjecarin të gjakosur ndërsa përpjekjet për ti dhënë ndihmën e parë kanë qënë të kota pasi studenti kishte ndërruar jetë.

Për ngjarjen u lajmërua policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Policia deklaroi se paraprakisht dyshohet se motivi i këtij vetëflijimi është gjendja e rëndë e depresionit në të cilën ndodhej 33 vjecari. Ervin Lati studionte në vitin e tretë për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›