E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uronpresidentin e ritë Gjermanisë

TIRANë- "Shqipëria çmon lart mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep asaj gjatë proceseve integruese në strukturat e familjes së përbashkët euroatlantike dhe evropiane", u shpreh sot Presidenti Bamir Topi në mesazhin e urimit drejtuar Presidentit të ri gjerman, Kristian Vulf.

Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se z. Topi i dërgoi një mesazh urimi z. Vulf, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë.

Përmes këtij mesazhi, Presidenti Topi ka shprehur besimin se "Miqësia dhe niveli shumë i mirë i marrëdhënieve midis dy vendeve tona do të vazhdojë të konsolidohet dhe të zhvillohet në vazhdimësi, në të mirë të dy popujve tanë miq".

Me këtë rast, Presidenti Topi i uron homologut të sapozgjedhur gjerman suksese në misionin i tij dhe shpreh dëshirën për një takim të afërt me të.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›