E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet derisa e shtynte karrocën e invalidit

Mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ka ndodhur një grabitje që për cak ka pasur një grua të vitlindjes 1960 e cila në momentin kritik ishte duke e shtyrë karrocën për invalid në të cilën ishte i shoqi.

Policia bënë të ditur se, një i dyshuar i moshës rreth 20 vjeç pasi ka identifikuar viktimën, i është afruar nga prapa dhe me forcë ia ka rrëmbyer një zinxhir të artë nga qafa e më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Viktima deklaron se për pak i ka shpëtuar ngufatjes ngase zinxhiri që besohet se vlente rreth 300 euro nuk ishte këputur lehtë.

Sipas viktimës, i dyshuari thuhet të ketë pasur të veshura: bluzë të kaltër;
pantallona të zezë; kishte të mbathura mbathje sportive dhe mbante një kapele në kokë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›