Policia e rreptë, brenda ditës shqipton 1120 gjoba

Njësitet e Policisë së Kosovës vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit kanë shqiptuar 1 mijë e 120 tiketa kundërvajtëse në gjithë territorin e Kosovës.
Policia po tregohet e rreptë ndaj shkelësve të rregullave të trafikut. Sipas policisë, gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 86 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar./Indeksonline/