E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet dhe digjet një autobus linje

Grabitet dhe më pas merr flakë një autobus i linjës Tiranë-Sarandë.Nuk ka asnjë të lënduar mes njerëzve, ndërkohë që paniku mes tyre ka qenë i madh.

Sipas informacioneve të fundit në momentin kur drejtuesi i mjetit bashkë me disa pasagjerë po drekonin në Fratar të Ballshit, një person ende i paidentifikuar është futur në autobus, ku ndodheshin disa persona. Grabitësi ka marrë drejtimin e tij duke ecur me shpejtësi të madhe.

Sipas një dëshmitareje, pengmarrësi i ka qetësuar ata duke u thënë të mos kishin probleme pasi do të shkonin në Kakavijë.

Për motive ende të pasqaruara në autobus ka rënë flaka dhe kjo ka bërë që grabitësi të ndalojë autobusin në afërsi të Tepelenës dhe pasagjerët të zbresin në kohë pa pësuar lëndime.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të pazakontë që ndodhi pak më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›