E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Shqipëria e Berishës, 75 mijë të papunë në tre muaj

Reagimi

Pas konferencës për shtyp të mbajtur dje nga Kryeministri Sali Berisha erdhi edhe reagimi zyrtar i Partisë Socialiste. Në një komunikim me median, deputeti Eduard Shalsi tha se “pamë Kryeministrin të flasë për çdo gjë përveçse Shqipërisë reale. Pas ai nuk ka asnjë lidhje me realitetin e shqiptarëve”. Sipas tij, pushteti i tij ngrihet mbi vjedhjen e votës, mbi vjedhjen e pronës, mbi korrupsionin, mbi dhunimin e fjalës së lirë, mbi dhunimin e institucioneve të pavarura. “Shqipëria e vërtetë është ajo që publikoi INSTAT sot. 75 mijë shqiptarë kanë dalë të papunë vetëm brenda 3-mujorit të parë të këtij viti. Kjo është Shqipëria e vërtetë!”, insistoi Shalsi. Kjo është arsyeja, vijoi ai, sepse ne do protestojmë më 30 prill. “Kjo është arsyeja, sepse më 30 prill, shqiptarët do protestojnë masivisht në bulevardin qendror të Tiranës, deri në largimin e Sali Berishës”, këmbënguli deputeti i Partisë Socialiste.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›