E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi-Pollo betohen para Topit

Ceremonia

Sokol Olldashit dhe Genc Pollos, dy anëtarë të kabinetit qeveritar “Berisha 2”:, u është dashur të betohen për herë të dytë para Presidentit të Republikës brenda pak muajsh. Kjo ndodhi pse ligjërisht ka ndryshuar struktura e dy dikastereve, duke krijuar një ministri të re, që i heq një sektor dikasterit që drejton ministri Sokol Olldashi. Dje paradite në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit e dy anëtarëve të kabinetit qeveritar, pas ndryshimit të emërtesave të ministrave: Sokol Olldashi, i cili do të kryejë detyrën e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe Genc Pollo, si ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, si dhe pas betimit mbi Kushtetutë të Olldashit dhe Pollos, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u dorëzoi dy anëtarëve të Këshillit të Ministrave dekretet e emërimit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›