E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet dhe me pas ekzekutohet ne Kavaje taksisti nga Tirana

Dy te vrare nje i plagosur ne 24 ore. Nje roje vritet naten ne Lushnje plagoset i riu ne Peshkopi. Dy persona jane vrare ndersa nje i ri eshte plagosur brenda 24 oreve. Ngjarjet kane ndodhur ne Lushnje Kavaje dhe Peshkopi. Sipas njoftimit te policise se Kavajes nje taksist i vdekur eshte gjetur mengjesin e djeshem ne nje fshat te Kavajes. Ishin kalimtaret e rastit ata qe pane trupin e pajete. Menjehere kane njoftuar forcat e policise te cilat kane konstatuar se viktima eshte i seksit mashkull rreth 45 vjec. Me pas u mesua se viktima ishte banor i Tiranes dhe se ne Kavaje ai kishte shkuar per te cuar pasagjere. Quhet Urim Begu dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se eshte grabitur me pare pastaj eshte vrare me arme zjarri. Megjithate njerezit e policise thane se kjo eshte pista e deritanishme por ekspertet po punojne per zbardhjen e plote te ngjarjes kriminale.
Nderkohe mbremjen e kaluar roja i nje pike karburanti ne Lushnje eshte ekzekutuar nga persona ende te panjohur. Viktima eshte Petraq Mihali 53 vjec. Trupi i pajete eshte gjetur ne oret e para te mengjesit nga pasagjeret e autobusit te linjes Tirane - Sarande. Sipas policise roja ka gjetur vdekjen nga nje plumb ne kraharor. Ne vendngjarje nuk eshte gjetur as arma dhe as gezhoja cka ka perjashtuar pisten e vetevrasjes. Ngjarja tjeter ka ndodhur ne Peshkopi. Nje plagosje ka ndodhur paraditen e djeshme atje. Ngjarja ka ndodhur te kryqezimi i Shkolles se Mesme Profesionale ku i plagosur mbeti 20-vjecari Izet Kica. Ne vendngjarje menjehere kane arritur forcat e policise se komisariatit te Peshkopise per te zbardhur ngjarjen si dhe per te kapur autoret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›