E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksera Bashkepunim rajonal per njohjen e sigurimeve shoqerore

Vendet e rajonit duhet te njohin sigurimet shoqerore te njera-tjetres - deklaroi dje ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera ne Konferencen e Trete Ministeriale per Koordinimin e Sigurimeve Shoqerore dhe Reformat e Sigurimeve Shoqerore ne Evropen Juglindore te mbajtur ne Budva te Malit te Zi.
Ne kete konference te nivelit te larte te organizuar nga Keshilli i Evropes ministrat e Punes se gjashte vendeve te rajonit perkatesisht te Shqiperise Bosnje-Hercegovines Kroacise Malit te Zi Serbise Maqedonise Turqise dhe Kosoves kane diskutuar per hapat qe do te ndermerren per bashkepunimin mes institucioneve te vendeve perkatese per njohjen e ndersjelle te sigurimeve shoqerore dhe mbrojtjen e shtetasve te tyre kudo qe ndodhen.
Duke e marre fjalen ne konference ministri Ksera theksoi Gjate viteve te fundit Shqiperia ka realizuar hapa te rendesishem perpara drejt normalizimit te jetes politike dhe ekonomike thellimit te reformave dhe pergatitjes se kushteve per hapjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-ne. Qeveria shqiptare ka trajtuar me vemendje te vecante politikat per mbrojtjen sociale jo vetem per faktin se shpenzohen burime financiare te konsiderueshme qe zene rreth 25 e buxhetit te shtetit dhe rreth 7 te GDP-se por sidomos per shtrirjen e gjere dhe numrin e madh te njerezve qe trajtohen nga keto skema - beri me dije ministri shqiptar i Punes.
Ministri Ksera gjithashtu i informoi homologet e tij per nismen per aderimin e Shqiperise ne marreveshjet evropiane e me gjere dhe konkludimin e marreveshjeve dypaleshe ne fushen e sigurimeve shoqerore.
Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si dhe institucione te tjera qendrore dhe ekzekutive kane ndermarre hapa konkrete per realizimin e marreveshjeve bilaterale kryesisht me shtetet fqinje ku eshte edhe numri me i madh i emigranteve shqiptare. Aktualisht Shqiperia ka marreveshje bilaterale per mbrojtjen sociale midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Turqise e nenshkruar ne vitin 2003 dhe qe ka filluar te zbatohet - beri me dije ministri.
Ne fund te konferences perfaqesuesit e ministrive te gjashte vendeve nenshkruan deklaraten qe i hap rrugen bashkepunimit rajonal per sigurimet shoqerore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›