Grabitet legjenda Mario Zagallo

Ish trajneri i ekipit kombëtar të Brazilit, Mario Zagallo është grabitur në Rio de Janeiro, raporton policia e këtij qyteti.
Zagallo u sulmua nga katër persona ndërsa ishte në makinën e tij me gruan dhe djalin.
Megjithatë, kur hajdutët e njohën Zagallon, janë tërhequr nga qëllimi i tyre për ta grabitur por, i morrën vetëm portofolin, një varse floriri, si dhe disa sende personale të të birit.
Policia konfirmoi se asgjë tjetër nuk ishte vjedhur në këtë grabitje dhe se askush nuk është lënduar.
Zagallo është personi i parë në botë i cili fitoi titullin e kampionit të botës si futbollist (1958, 1962) dhe si trajner (1970), gjithashtu ishte trajner asistent në vitin 1994 kur Brazili u shpall kampion bote.