Sequi: Partitë të nisin dialogun për reformën zgjedhore
.jpg)
Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi nga Shkodra i ka bërë sërish apel partive politike të nisin dialogun politik. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, ambasadori Sequi u ka kërkuar partive politike të respektojnë rekomandimet e kërkuara për reformën zgjedhore.
“Iu ripërsëris të njëjtin refren partive politike për të nisur dialogun në mënyrë që të vijojnë reformat. Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të kryhen të gjitha reformat e kërkuara” ka theksuar Sequi.
Deklarata e ambasadorit Sequi është bërë gjatë një ekspozite në qytetin e Shkodrës me temë “Europa në zemrën time”.
Ndërkohë një ditë më parë OSBE-ODIHR publikoi raportin e tij për zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku apelon në mënyrë të veçantë forcat poltike për bashkëpunim për reformën zgjedhore.