E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid ndryshime ne formacion

Aitor Karanka, zëvendëstrajneri i Real Madrid, u paraqit para mediave në vend të Jose Mourinho dhe lajmëroi ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme Barcelona-Real Madrid, e vlefshme për Superkupën e Spanjës.

“Do të ndryshojmë paksa formacionin, por nuk do zbuloj të rejat”, u shpreh Karanka.

Mendohet se Coentrao dhe Callejon mund të jenë titullarë në vend të Khedira dhe Di Maria për ndeshjen e sotme në Camp Nou.

“Barcelona është një ekip që luan me një stil të caktuar dhe kjo gjë i ka dhënë rezultate në katër vitet e fundit. Por, ne do të futemi në fushë vetëm për fitore. Nëse luajmë si në ndeshjen e parë, atëherë do të marrim këtë trofe”, shtoi Karanka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›