Inter Maicon do te operohet ne gju

Maicon, mbrojtësi i djathtë i Interit, do të operohet për shkak të një dëmtimi të meniskut në gjurin e djathtë.
Mjekët e Interit vendosën për ndërhyrjen kirurgjikale pasi kontrolluan gradën e dëmtimit.
Tashmë braziliani do të operohet në Brazil nga Dr. Jose Luis Runco.
Maicon sapo është rikthyer në stërvitje me shokët e ekipit pas pushimeve të zgjatura për shkak se luajti në Kupën e Amerikës.