Dhunohet fizikisht i riu për shkak të borxheve, në gjendje kritike për jetën
Tiranë- Një i ri është dhunuar rëndë nga tre persona për shkka të një borxhi të pashlyer. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë në një qendër interneti pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet.
Policia tha se tre personat e kanë goditur me mjete të forta të riun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë vënë në rrezik jetën e tij.
Policia shtoi se i plagosuri ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është përplasur me kazanët e mbeturinave pranë godinës së Parlamentit.
Emiliano Pata është i dyshuari kryesor i plagosjes së të riut. Ky i fundit është dërguar në Spitalin Ushtrak dhe sipas mjekëve është në gjendje kritike.