Grabitet me armë lokali i basteve, plagoset pronari
KAVAJË - Dy të rinj pasi kanë plotësuar disa skedina kanë nxjerrë pistoletat dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë pronarit 150 mijë lekë të reja që gjendeshin në arkë. Gjatë sulmit ata kanë plagosur lehtë, 55 vjeçarin Bilbil Xhango që kishte në pronësi këtë pikë të basteve sportive.
Ngjarja ndodhi sot në mesditë rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Kavajas. Dy grabitësit u larguan me shpejtësi, por policia ka arritur ti identifikojë dhe më pas ti vërë në pranga disa orë pas krimit. Ata janë Dorjan Shaba, 23 vjeç nga Shijaku dhe Mareglen Gjoka 21 vjeç po nga i njëjti qytet. Policia njofton se ata janë kapur në kushtet e flagrancës dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.