Shuhet zjarri në Korçë, policia jep detajet
Policia e Korcës përmes një njoftimi për shtyp ka dhënë detajet lidhur me zjarrin e mbasdites së sotme në parkun e ketij qyteti.
“Ne lidhje me zjarrin e rene pasditen e sotme ne lagjen nr 10 Korce, tek zona e Parkut "Rinia" prane Vendkomandes se Policise, bejme me dije se ky zjarr fillimisht ka rene tek disa shkurre dhe me pas ka perparuar deri tek rrethimi i kesaj vendkomande e per pasoje jane djegur pjeserisht dy mjete te vjetra te Policise se Shtetit, te cilat nuk ishin ne perdorim. Ne vendngjarje kane shkuar zjarrfikeset si dhe grupi hetimor i ngritur, ku pas fikjes plotesisht te tij po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe dokumentimin e e kesaj ngjarje te ndodhur” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.