E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet për skrap e Aziotiku i Fierit, pranga drejtorit dhe 3 punëtorëve

Fier- Policia e Fierit ka arrestuar 4 punonjës të Uzinës së Plehrave Azotike pasi këta persona kanë tentuar të vjedhin një sasi skrapi në fabrikën ku punonin me një vlerë prej 11 milionë lekësh.

Në sajë të operacionit të koduar Skarpi është bërë i mundur arrestimi i drejtorit të Aziotikut si dhe i 3 puntorëve të tjerë, ndërsa ndaj ekonomistes ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Kanë përfunduar në pranga drejtori i uzinës Ferdinand Doksani vjeç 47, juristja Julian Hoxha vjec 26, magazinieri i uzinës, Sotiraq Llazi vjec 57, përgjegjësi i rojeve Ali Licaj vjec 62, si dhe ka nisur procedmi penal në gjendje të lirë ndaj financiers.Adelina Daka, vjec 47.

Sipas policisë së Fierit ndaj personave të arrestuar rëndon akuza e Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën  dhe Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyra publike.

Arrestimi i tyre është kryer pasi sot rreth orës 11:30 këta shtetas në bashkëpunim kanë tentuar të vjedhin një sasi skrapi në një magazinë të kësaj ndërmarrjeje ku ndodhen të magazinuara materialet me vlerë 11 milionë lekë.

Policia bën me dije se hetimet janë duke vazhdur dhe po bashkëpunohet me Prokurorinë e Qarkut Fier.

Kliti Topalli/ IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›