E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton ligjin mbi pronat dhe emërimin e 10 prokurorëve

Tiranë- Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot 3 ligjet e miratuara në Parlament mbi çështjet e pronësisë dhe emërimin e 10 prokurorëve.

Në lidhje me ligjet e pronësisë ai dekretoi ligjin për “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”; Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish – ndërmarrjeve bujqësore” dhe ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

Po sot Presidenti me propozim të Prokurorisë së Përgjithshme ka dekretuar emërimin e 10 prokurorëve në bazë të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”.

Prokurorët e Dekretuar:

1. Erion Imeraj, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithëshme, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
2. Miranda Bushi, drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithëshme, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
3. Erion Shehaj oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
4. Aurel Zarka oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit gjyqësorë Vlorë.
5. Edina Kurti, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e rrethit Gjyqësorë Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e rrethit Gjyqësorë Kavajë.
6. Simon Pashuku, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Kukës.
7. Leonard Filipoti, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.
8. Lorenc Mërkuri, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, emërohet Prokuror në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Gjirokastër.
9. Pali Deçolli, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
10. Elion Mustafaj, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›