E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet pushuesi, i merren 450 euro

Durres- Nje 18-vjecar nga Kosova qe po kalonte pushimet, ka rene pre e nje grupi te rinjsh, te cilet pasi i kane rrembyer me dhune karten e kreditit qe dispononte, e kane perdoruar ate duke terhequr ne nje bankomat, nje sasi prej 450 eurosh. Policia pasi ka marre denoncimin nga i demtuari, eshte vene ne kerkim dhe ka kapur tre te rinjte, te akuzuar nga 18-vjecari kosovar Elsudin Buduri. Pas kryerjes se veprimeve hetimore, tre te rinjve iu eshte komunikuar fillimi i procedimit penal ne ngarkim te tyre, ne gjendje te lire.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur ne zonen e plazhit. Shtetasi Elsudin Dudini, 18-vjec, lindur dhe banues ne Prizren, ka depozituar nje kallezim penal ne polici rreth ores 15:00, ku ka deklaruar se tre te rinj, gjate periudhes se plazhit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kane marre me dhune, karten bankare "Raiffeisen" se bashku me kodin dhe i kane terhequr nga llogaria e tij ne bankomat, shumen e parave prej 450 euro. Pas kallezimit te bere nga i demtuari, sherbimet e policise bene te mundur identifikimin e personave, kapjen dhe shoqerimin e tyre ne polici. Tre personat e akuzuar nga kosovari jane; 18-vjecari Ornel Hoxha lindur dhe banues ne Donofrose, aktualisht student, Edison Selimaj 19-vjec nga Poshnja e Poshtme e Berat, si dhe 24-vjecari nga rrethinat e Durresit, Andi Kortesa, lindur dhe banues ne fshatin Arapaj, ne afersi te plazhit. Gjate marrjes ne pyetje ata kane mohuar akuzen e ngritur kunder tyre. Sipas Policise se Durresit, tre adoleshentet deri ne sigurimin e provave, do te ndiqen ne gjendje te lire.

Hetimet

Pas nisjes se hetimeve ne ngarkim te tre te rinjve, uniformat blu ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, kane kryer nje seri veprimesh per sigurimin e provave ne ngarkim te te dyshuarve. Materialet proceduriale ne ngarkim te tre te rinjve, i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Durresit, ndersa mbi te dyshuarit eshte ngritur akuza e "vjedhjes" te kryer ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›