Vdekja e femijes, lirohen bluzat e bardha
Daniela Zisi
KORCE - Stafi i mjekesor qe u arrestua disa dite me pare per akuzen e mjekimit te pakujdesshem dhe mosdhenien e duhur mjekesore, kane lene dje qelite e paraburgimit. Detyrim paraqitjeje, ka qene masa e sigurise e dhene nga Gjykata e Faktit ne Korce, per ekipin e mjekeve dhe te infermiereve qe u arrestuan per vdekjen e femijes 6- vjecar. Prokuroria e Korces gjate seances gjyqesore i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg" per mjekun reanimator Ilir Milo, por gjyqtarja e ceshtjes Ariola Kristo ka vendosur per te masen e sigurise "detyrim paraqitjeje". E njejta mase sigurie eshte marre edhe per tre infermieret, Olger Hoxhallari, Julian Mato dhe Kostika Karamitro, te cilet akuzohen per veprat penale te "mjekimit te pakujdesshem" dhe "mosdhenie te ndihmes se duhur mjekesore", me pasoje vdekjen e 6-vjecarit Viktor Balliu, nje jave me pare.
Pretendimi
Gjate seances gjyqesore, pala mbrojtese ka pretenduar se si mjeku reanimator, ashtu dhe stafi i infermiereve, nuk jane pergjegjes per vdekjen e 6-vjecarit, pasi bluzat e bardha e kane trajtuar ate me te gjitha medikamentet qe perdoren ne raste toksikimi. Persa i perket mosdhenies se serumit antivipera, te ndaluarit kane deklaruar se nuk kishin dijeni qe ky medikament gjendej ne farmacine e spitalit, pasi ai ka munguar vite me radhe. Sipas tyre edhe nese i jepej ky serum, femija serish nuk mund te mbijetonte, pasi ai u soll me shume vonese ne spital. Po ashtu, gjate deklarimeve te tyre para gjykates, mjeku dhe infermieret kane mohuar teresisht akuzen e ngritur ne ngarkim te tyre. Te kater te ndaluarit do te jene ne dispozicion te hetimit gjyqesor, per te provuar pergjegjesine, ose jo te tyre ne vdekjen e 6-vjecarit, Viktor Balliu. Gjithashtu te akuzuarit kane deklaruar versionet e tyre lidhur me mohimin e akuzes se ngritur nga Prokuroria. Mjeku reanimator ka mohuar akuzen, duke u shprehur se ai i ka shenuar te gjitha ne kartele dhe nuk mund te fajesohet per nje dicka qe nuk eshte ne doren e tij. Infermieri Olger Hoxhallari, ka thene para togave te zeza se ai eshte marre vetem 15 minuta me 6-vjecarin e ardhur ne reanimacion dhe ai ishte larguar per te nderruar turnin. Ndersa zevendesuesi i tij Julian Mato eshte shprehur se kur e kishte marre ai punen kartela ishte plotesuar.
Ngjarja
Ngjarja tragjike ka ndodhur me 19 korrik. Sipas policise, 6-vjecari Viktor Balliu, ne shoqerine e vellait dhe te kusherinjve te tij, po shkonte per tu lare ne rezervuarin e fshatit. Femijet kane kaluar nepermjet nje are te mbjelle me jonxhe. Por duket se kjo ka qene fatale per 6-vjecarin. Femija eshte pickuar nga gjarpri ne kembe. Prinderit e femijes e kane derguar ate ne Spitalin e Korces, por me pas mjeket kane konstatuar se nuk ka pasur serum antivipera, duke e derguar femijen per ne spitalin Ushtarak te Tiranes. Gjate rruges femija humbi jeten. Prokuroria e Korces ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale kartelen klinike te 6-vjecarit Balliu, per te verifikuar menyren e trajtimit te femijes nga ekipi i mjekeve, te marre nen hetim.
Mjeku pezullohet pa afat nga detyra
Nje dite pas arrestimit te stafit mjekesor, Drejtoria e Spitalit te Korces ka marre masa administrative per mjekun dhe infermieret e arrestuar. Madje masat kane vijuar edhe me pjesen tjeter te stafit, ndaj te cileve nuk u ngrit akuze nga organi i Prokurorise. Burime zyrtare te ketij spitali bejne te ditur se mjeku reanimator Ilir Milo eshte pezulluar nga detyra pa afat, kurse sa u perket tre infermiereve, eshte marre masa administrative e paralajmerimit per pushim nga puna. Te paralajmeruar per t'u pushuar nga puna jane edhe kirurget Vladimir Ballco dhe Roland Cali. Po keshtu te njejten mase ka edhe kryeinfermierja e repartit te kirurgjise Marjana Zhilla.
Liste
Nen akuze
Ilir Milo
Olger Hoxhallari
Julian Mato
Kostika Karamitro