Nafta, "Bankers Petroleum" 400 milione USD investime ne Shqiperi
Kompania "Bankers Petroleum Albania Ltd", qe eshte ne pronesi te "Bankers Petroleum Ltd" ne Kanada, pritetqe operon ne zhvillimin e industrise se naftes ne Patos Marinez dhe Kucove, pritet qe ne 3-4 vitet e ardhshme te investoje rreth 400 milione USD ne kete projekt, qe do te shtrihet edhe ne zona te tjera te Shqiperise. Ky financim i konsiderueshem, qe eshte siguruar nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, Korporata Nderkombetare Financiare (pjese e Bankes Boterore) dhe Raiffeisen Bank, do t'i hape rruge "Bankers" qe te zhvilloje plotesisht projektin e saj, duke ofruar mundesi punesimi, projekte per permiresimin e mjedisit ne fushat e naftes si dhe te gjeneroje te ardhura te konsiderueshme, te cilat i perfiton Shqiperia. Synimi afatshkurter, sipas perfaqesuesve te kompanise eshte qe te rrisim prodhimin ne 10.000 fuci ne dite, deri ne vitin 2010, ne nje kohe qe niveli aktual i prodhimit eshte mbi 6.385 fuci ne dite. Me blerjen edhe te 50 % te aksioneve te mbetura ne koncesionin e fushes naftembajtese te Kucoves, nga kompania "Sherwood international Petroleum Ltd","Bankers Petroleum" eshte kompania numer nje per nxjerrjen e naftes ne Shqiperi. Nderkohe qe aksionet e "Bankers Petroleum Ltd"., tregtohen ne Bursen e Torontos dhe AIMMarket ne Londer, Angli nen simbolin e aksionit BNK.Bankers ka rritur aftesine te kontribuoje ne menyre te ndjeshme ne rritjen e sektorit te energjetikes ne Shqiperi. Bankers Albania eshte nje punedhenes kryesor ne zonen e Fierit me me shume se 192 punonjes direkt dhe ka te punesuar edhe 350 punonjes te tjere indirekte permes nenkontraktoreve. Sipas perfaqesuesve te kompanise, keto shifra do te rriten ne menyre te ndjeshme ne vitet e ardhshme kur "Bankers Albania" te shtrije zhvillimin e saj me gjere ne Shqiperi. Deri ne vitin 2010, kompania parashikon te kete mbi 250 punonjes direkte, duke punesuar njekohesisht mbi 500 persona ne menyre indirekte. Permes aktivitetit te saj ajo mbeshtet ekonomine shqiptare edhe nepermjet kontratave per mallra dhe sherbime me mbi 100 kompani lokale, ku mbi 40% e shpenzimeve te kapitalit dhe 70% te kostove operative i paguhen kompanive lokale. Si e tille, "Bankers Albania" eshte e vendosur te kontribuoje ne menyre te ndjeshme ne zhvillimin e ardhshem te Shqiperise, nderkohe qe synon te jete kompania me standardet me te larta te sigurise, shendetit dhe ambientit ne vend.