E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, strategji e re per borxhin

Blerina Hoxha

Duke qene se kriza financiare nderkombetare ka shtrenguar kushtet per financime, Ministria e Financave hartuar nje strategji te re afatmesme per administrimin e borxhit te jashtem dhe te brendshem shteteror ne kushtet e zhvillimeve te reja. Keshtu eshte hartuar nje strategji e re 2009-2011 e cila merr ne konsiderate kostot e reja te shlyerjes se borxhit qe vjen nga ndryshimi i normave te interesit dhe ndryshimet ne kursin e kembimit. Ne strategjine 2008-2010 ishte parashikuar prezenca ne tregun nderkombetar nepermjet nje instrumenti internacional, bond i cili do te emetohej gjate vitit 2009. Por, si rezultat i ndryshimeve rrenjesore ne ekonomine boterore per efekt te krizes financiare ne fund te vitit 2008, propozimi per eurobondin u rishikua dhe u vendos qe te pritet derisa situata te qetesohet. Ministria e Financave sqaron se ne kushtet e reja emetimi i eurobondit gjate vitit 2009 nuk konsiderohet nje instrument i favorshem si per sa i perket mungeses se likuiditetit ashtu edhe per per sa i perket vleresimit te kostove efektive qe do perballej ky proces. Edhe kete vit investitoret do te vazhdojne te jene te terhequr dhe ne vleresimin e riskut do te vazhdojne te ofrojne nje interes te larte.

Rifinancimit

Huamarrja e re e llogaritur kete vit me 11.5 miliarde leke, e cila parashikohet te reduktohet ne 5,5 miliarde si rezultat i te ardhurave nga privatizimi, do te perqendrohet tek obligacionet 5-vjecare, sqaron Ministria e Financave. Por gjithashtu do te rriten edhe obligacionet 2-vjecare si dhe bonot e thesarit me afat maturimi 1 vit, te cilat do te perdoren per rifinancimin e maturimeve te tyre ne 2009 si dhe per shlyerjen e obligacioneve 3 vjecare te cilat nuk parashikohen te ri-emetohen gjate ketij viti serish. Ministria e Financave ne kendveshtrimin afatmesem, synon permiresime te riskut te rifinancimit, si rezultat i politikes se uljes se huamarrjes totale ne nivelet 3,3 % - 3,1% te PBB ne vitet 2010-2011 shoqeruar me uljen e raportit i borxhit te brendshem ndaj PBB-se ne nivelet 34 %-33 % ne keto vite. Per sa i perket borxhit te jashtem financimet e huaja do te angazhohen dhe negociohen ne perputhje me prioritetet e percaktuara ne Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe integrim, njoftojne burimet ne Ministrine e Financave.

Interesat.

Si rezultat i mungeses se likuiditetit ne treg parashikohen rritje te normave te interesit ne tregun e brendshem dhe te jashtem. Diferenca e kredise nga jashte parashikohet rreth 500 pike perqindje, duke rritur shume koston e saj por edhe ne tregun e brendshem parashikohen rritje te normave te interesit me 100- 150 pike perqindje. Si rezultat i spostimit lart te interesave parashikohet qe per vitin 2009 efekti shtese i pageses se interesave ne buxhet te jete rreth 3.786 milion leke.

Kursi i kembimit, risk per borxhin e jashtem

Ne kushtet kur borxhi i jashtem perben rreth 30% te totalit te borxhit, ekspozimi ndaj riskut te kursit te kembimit ka qene dhe eshte i menaxhueshem, sqarojne burimet ne Financa. Gjate vitit 2008, monedha jone ka shprehur tendenca pozitive te qendrueshmerise se saj dhe efektet e ndryshimeve te kursit te kembimit kane qene brenda parashikimeve te luhatjes 124-125 lek/euro. Por shtesa e financimit te huaj do te jete e konsiderueshme gjate vitit 2009, jo vetem nga projektet ekzistuese, por edhe si rezultat i sigurimit te financimit te nje huaje prej 250 milione euro, e cila u sigurua nga tregu i huaj. Ne keto kushte, rritet risku ndaj kursit te kembimit dhe efektet e tij ne totalin e borxhit te jashtem.

Stoku i borxhit, 612 miliarde leke

Stoku i borxhit shteteror ne fund te periudhes gjashtemujore arriti 612 miliarde leke. Stoku i borxhit te brendshem, arriti ne 398 miliarde leke. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, borxhi afatshkurter (bonot e thesarit) perfaqesoi 55.09% te tij, nga 55.99% ne fund te vitit 2008, ndersa letrat me vlere me afat maturimi me te gjate se nje vit, perfaqesojne 36.68% te stokut, kundrejt 36.14% ne fund te vitit 2008. Ne vlera absolute, te dhenat zyrtare treguan se stoku i borxhit te jashtem, arriti ne rreth 214 miliarde leke, i ndare ne 181 miliarde leke borxh shteteror dhe 33 miliarde leke borxh i garantuar. Borxhi publik ne Republiken e Shqiperise perfaqesohet nga borxhi i qeverisjes qendrore, pasi per momentin pushteti lokal nuk zoteron ende te drejten per te emetuar letra me vlere te borxhit publik. Borxhi i qeverise qendrore eshte i perbere nga borxhi me instrumente financiare (bono dhe obligacione) si dhe nga borxhi i kontraktuar i perbere nga kredite e ndryshme te marra ose te garantuara nga shteti shqiptar me interesa koncesionale dhe tregtare. Borxhi i jashtem, gjithashtu eshte perfshire ne nje proces negociatash rishikimi per marreveshjet e riskedulimit me Rusine, Jugosllavine, Greqine, kompanite private angleze, ato austriake, holandeze etj per te cilat jane planifikuar te paguhen 1,383 milione leke per shlyerjen e principalit dhe 345 milione leke per interesat. Nga ana tjeter zhvleresimi i dollarit ne raport me monedhen vendase, ka ndihmuar qeverine shqiptare te reduktoje kostot e shlyerjes se interesave te borxhit te jashtem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›