E Martë, 3 Nëntor 2026

Grabitet shtëpia e Smalling: Ishin hajdutë profesionistë

Fat i keq për Chris Smalling, mbrojtësi i Romës, i cili mbrëmjen e djeshme (30 tetor) mbeti viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Tor Carbone, në zonën e Appia Antica. Persona të panjohur, pasi kanë thyer xhamin e një dritareje kanë tentuar të marrin kasafortën dhe më pas janë larguar.

Po vijojnë hetimet për të verifikuar se çfarë dhe sa i ka marrë banda shtëpisë së mbrojtësit anglez. Sipas një analize fillestare të hetuesve, bëhet fjalë për një bandë “profesionistësh”, ndoshta të ardhur nga Evropa Lindore. Në të kaluarën, futbollisti ka qenë viktimë e një grabitjeje të armatosur në shtëpi, në vitin 2021, dhe së fundmi edhe e një tjetër tentativë vjedhjeje. Hetuesit do të dëgjojnë Smalling për atë që ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe do të jetë ai që do të raportojë për çdo send të marrë nga hajdutët që nuk arritën të hapnin apo të merrnin kasafortën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›