E Martë, 3 Nëntor 2026

Karaqi, nderohet me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”

Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi, është nderuar sot nga qeveria shqiptare me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Në fjalën pas marrjes së medaljes, kampioni i karatesë s’ka mundur t’i mbajë lotët, kur pohoi se ditën kur i ofruan  mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti.

Mes lotësh ai ka falënderuar familjen e të gjithë ata që kanë kontribuuar në rrugëtimin e tij. “Faleminderit të gjithëve, grupit, trajnerit, ju prindër. Të gjithë jeni arsyeja që unë kam fituar. Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Falenderoj ekipin olimpik dhe presidentin”, tha sportisti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›