E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti dhe mori peng nusen zviceriane denohet me 22 vite burg

Fotaq Zaharia
Gjykata e Shkalles se Pare e kishte shpallur te pafajshem te akuzuarn


TIRAN- Gjykata e Apelit per Krime te Renda ne kryeqytet e cilesoi fajtor te pandehurin Fotaq Zaharia per akuzen e grabitjes me dhune dhe rrembimin e shtetases zvicerane te ndodhur ne vitin 2001 dhe e denoi ate me 22 vjet burg. Per keto dy vepra penale Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda ne kryeqytet vetem pak muaj me pare e deklaroi te pafajshem Zaharine.


Por ky vendim u ankimua nga prokurori i ceshtjes Anton Martini prane Gjykates se Apelit e cila e prishi vendimin e Shkalles se Pare dhe e denoi Zaharine me 22 vite burg. Kjo mase sigurie u kerkua edhe nga prokurori ne konkluzionet perfundimtare qe Gjykata i cilesoi si te pa provuara.


Nderkohe vlonjati Zaharia po vuan denimin me 24 vjet burg dhene nga kjo gjykate per plagosjen e ish-shefit te krimeve ne Vlore dhe rrembimin e nje te mituri duke e perdorur si mburoje per ti ikur policise gjate operacionit per arrestimin e tij disa vite me pare.


Ngjarja per te cilen u denua Zaharia ka ndodhur me 19 nentor 2001 vetem pak muaj pasi i pandehuri Zaharia se bashku me disa persona te tjere eshte arratisur nga qelite e Komisariatit te Policise se Vlores. Pas kesaj arratisjeje Zaharia se bashku me Armand Habilin kane organizuar dhe kryer grabitjen dhe me pas rrembimin e shtetases zvicerane me inicialet M.J. I pandehuri Zaharia se bashku me Habilin te maskuar dhe me arme ne duar jane futur me dhune ne banesen e S.J.


Pasi nuk kane gjetur para ata kane marre peng bashkeshorten e kryefamiljarit. Ne ikje e siper Zaharia ka marre ne telefon kryefamiljarin S.J. duke i kerkuar per lirimin e bashkeshortes se tij 5 milione leke.


Pas kesaj telefonate kryefamiljari lajmeron forcat e policise te cilet ne hyrje te qytetit te Vlores ndalojne dhe arrestojne pengmarresin Habili duke liruar edhe pengun M.J. Ndersa Zaharia ka mundur ti shpetoje arrestimit. Per kete grabitje dhe rrembim u denua ne ate kohe vetem shtetasi Habili me 25 vjet burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›