E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule Shqiperia u refuzua prej ngercit politik

Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule Ju lutem merreni si nje zile alarmi sepse ngerci politik po vazhdon dhe po ju shqeteson si juve ashtu dhe neve prej nje kohe te gjate


Komisioneri i Bashkimit Europian per Zgjerimin Stefan Fule thote se nuk beson se ajo qe eshte bere e njohur si lodhja nga zgjerimi do ti pengoje vendet e Ballkanit qe te anetaresohen ne BE.


Fule tha dje se shpreson qe te pakten dy vende te anetaresohen ne bllok gjate kater viteve te ardhshme. Kroacia sipas te gjitha gjasave do te jete e para ndoshta qe vitin e ardhshem.


Te marten Komisioni rekomandoi qe Mali i Zi ti shtohet listes se vendeve kandidate per anetaresim por Shqiperise nuk iu dha statusi i vendit kandidat qe kishte kerkuar pas aplikimit te saj nje vit me pare. Shqiperia u be keshtu vendi i vetem ne Europe qe iu mohua statusi i vendit kandidat.


Zoti Fule cili eshte shkaku i refuzimit te kandidatures se Shqiperise


shte mospermbushja e njerit prej kritereve kryesore politike kritereve te Kopenhagenit dhe eshte shume i lidhur me ngercin politik i cili po ndikon ne punen e institucioneve demokratike si parlamenti. Kjo eshte nje pergjigje e gjate per pyetjen tuaj. Pergjigja e shkurter do te ishte po ne nje perqindje te madhe.


Pozita dhe opozita ne Shqiperi po fajesojne njera-tjeter per kete...
Pergjegjesia bie mbi te dy palet si ne cdo demokraci. Kjo eshte pergjegjesi e atyre qe jane ne qeveri por dhe e atyre qe jane ne opozite.


Po te kthehemi tek arsyet e mospranimit te kandidatures ju thate se barra me e rende per mospranimin bie tek politika. Ku deshtoi tjeter kandidatura e Shqiperise


Shteti ligjor dhe zbatimi i tij. Por me lejoni qe ta bej nje gje edhe me te qarte. Po te shikoni rekomandimin tone per Malin e Zi dhe ate per Shqiperine ne te dy vendet kemi gjendur disa mangesi ne fushen e shtetit ligjor por ne Shqiperi pervec kesaj ceshtje te rendesishme ne iu referuam dhe ngercit politik dhe faktit qe ai me gjase ka ndikuar ne institucionet demokratike qe sigurojne funksionimin e demokracise se plote. Kete do ta gjeni ne perfundimet e rekomandimit ne opinionin per Shqiperine.


Tani Shqiperise i duhet te prese dhe nje vit per te marre nje pergjigje per kandidaturen e saj. Cila do te ishte keshilla juaj qe pergjigja per here te jete pozitive


Keshilla me e mire qe mund te jap eshte degjoni ate qe ka ndodhur te henen dhe te marten sigurisht qe po i referohem jo vetem paketes se zgjerimit por dhe vendimit tjeter shume te rendesishem ne ofrimin e regjimit pa viza per shtetasit shqiptare te cilet do ti uroja me kete rast sepse ky ishte nje vendim i rendesishem i cili reflektoi punen shume te mire qe eshte bere ne permbushjen e kritereve te nje liste shume kerkuese nga Shqiperia.


Keshtu qe perparim eshte bere por ne te njejten kohe keshilla ime do te ishte ju lutem merreni si nje zile alarmi sepse ngerci politik po vazhdon dhe po ju shqeteson si juve ashtu dhe neve prej nje kohe te gjate.


Nese kjo ceshtje zgjidhet dhe nese pervec kesaj ju do te permbushni kriteret kryesore kyce qe permenden ne rekomandime dhe perfundimet e Komisionit per Shqiperine Komisioni atehere do te jete ne nje situate tjeter vitin e ardhshem do te bente rekomandime me pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›