E Diel, 1 Nëntor 2026

Masterat profesionale miratohen edhe 1700 kuota

Vendimi i Keshillit te Ministrave ka anuluar 100 kuotat e parashikuara per programe te dyta studimi


Kriteret e pranimit te kandidateve vendosen nga institucionet e arsimit te larte publik


Keshilli i Ministrave ka vendosur te anuloje vendimin e nje muaji me pare per kuotat masterit duke marre nje vendim te dyte per nje numer me te larte kuotash. Ne mbledhjen e djeshme te kabinetit ministror u vendos qe pranimet ne programin e Master profesional per vitin akademik 2010-2011 te jene plot 7774. Ndersa do te kene mundesine te ndjekin masterin shkencor 6330 studente.


Ky vendim i dyte ka rritur me 1774 numrin e pranimeve ne programin e studimit te ciklit te dyte master profesional. Vendimi ka ardhur si pasoje e propozimeve te ministrise se arsimit per rritjen e numrit te pranimeve ne programet e ciklit te dyte.


Masteri profesional


Kuotat e pranimeve per programet e studimit Master profesional jane 7774 kundrejt 6190 kuotave te miratuar nje muaj me pare.


Nga keto 6997 jane per studente shqiptare dhe 777 per kandidatet shqiptare nga trojet jashte territorit te vendit. Sipas vendimit te qeverise shperndarja e kuotave per kandidatet nga trojet do te behet mbi bazen e marreveshjeve qe MASH ka me vendet perkatese.


Vendimi i djeshem nuk eshte nje lajm i mire per ata qe deshirojne te ndjekin master ne nje program te dyte studimi pasi Keshilli i Ministrave ka miratuar zero kuota per kete program studimi. Nje muaj me pare po ky keshill vendosi qe numri i kuotave per kete program te ishte 100 por vendimi i djeshem i cili ka hedhur poshte vendimin e meparshem nuk propozon asnje kuote per kete program.


Nuk ka ndryshuar numri i kuotave per ata qe do te deshirojne te transferojne studimet nga nje universitet ne nje tjeter kete te drejte do ta kene 100 studente. Po i njejte ka mbetur numri i kuotave ne dispozicion te studenteve te huaj ku te drejten e studimit do ta fitojne 50 studente te huaj. I pandryshuar ka mbetur edhe numri i vendeve per kategorine e te verberve 20 kuota ndersa per romet dhe shtetasit shqiptare me origjine ballkano-egjiptiane do te kete 20 kuota.


Masteri Shkencor


Per programin e studimit Master shkencor u vendos qe pranimet per kete vit akademik te mos jene 4075 por 6330. Keto kuota do te ndahen mes kandidateve shqiptare dhe atyre qe vijne nga trojet ku MASH ka vendosur qe pranimet per studentet shqiptare te jene 5700 dhe per trojet 630.


Kriteret e perzgjedhjes


Per kriteret e pranimit te studenteve ne master Keshilli i Ministrave u ka dhene te drejte te plote universiteteve pasi ne vendim shkruhet Institucionet publike te arsimit te larte percaktojne kriteret e pranimit te aplikanteve dhe i bejne ato publike paraprakisht. Kjo do te ndodhe vetem per kriteret e perzgjedhjes se studenteve qe do te ndjekin programin e masterit.


Kuotat e pranimeve per ata aplikante qe kane statusin e te verbrit do te shperndahen nga MASH sipas listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve. E njejta procedure do te ndiqet edhe me shperndarjen e kuotave te pranimeve per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahen nga MASH-i te cilat do te shperndahen sipas listes se hartuar nga shoqatat Shoqata Kombetare te Romeve dhe Shoqata Kombetare te Ballkano-Egjiptianeve.


Te gjithe ata qe do te fitojne te drejten e studimit do ti nenshtrohet vetem nje tarife shkollimi pagesa e se ciles mund te behet me keste te percaktuara nga institucioni i arsimit te larte. Per sa i perket kategorise se studenteve perserites ata do ti nenshtrohen tarifes se shkollimit te vitit akademik ne te cilin vazhdojne rregullisht studimet.

Kuotat
Master profesional 6997
Master i shkencave 6330
Programe te dyta studimi 0
Trojet 777
Transferimi studimesh 100
Te huajt 50
Te verbrit 20
Romet/ ballkano - egjiptianet 20


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›