Grabiti disa ditë më parë një “Exchange” në Tiranë, e mitura kapet sërish duke grabitur
TIRANE – Grabitet një argjendari në Elbasan. Autore është sërish e mitura e komunitetit rom, Rozeta. S, e cila u kap disa ditë më parë në Tiranë pasi grabiti një sasi të konsiderueshme parash në një pikë këmbimi valutor.
Paraditen e sotme e mitura ka grabitur disa bizhuteri ari në një argjendari në Elbasan dhe është kapur rreth orës 17:00 në zonën e Saukut, teksa kthehej për në Tiranë.
Forcat e njësisë Shqiponja arritën të ndalonin vajzën, të cilës iu sekuestruan edhe një sasi sendesh që dyshohet se i ka grabitur në Elbasan.
Nuk dihet ende arsyeja se përse vajza është lënë e lirë nga policia, pasi pak ditë më parë, ajo bashkë me dy të mitur të tjerë, u arrestuan nën akuzën e grabitjes së 10 mijë eurove nga një 'Exchange' tek "Rruga e Durrësit". Tre të miturit janë të njohur për policinë, pasi kanë qenë të përfshirë në shumë vjedhje të tjera në Tiranë.
(er.nu/BalkanWeb)