E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti punonjësit e postës, arrestohet 38 vjecari

Nje 38-vjeçar, është ndaluar nga policia, i dyshuar si autor i grabitjes me armë te 3 punonjesve te postes te Postes Shqiptare. Lezhe. Ngjarja ndodhi dy jave me pare. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë. 

LEZHE-Policia e Lezhës ka arrestuar sot një 38-vjeçar, i akuzuar për grabitjen me armë disa javë më parë të punonjësve të Postës Shqiptare. Gjergj Gjini 38-vjeç, është ndaluar nga policia, i dyshuar si autor i grabitjes me armë. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë.
Ngjarja ndodhi më 12 mars, kur punonjësve të Postës, iu grabitën nën kërcënimin e armëve 5 milionë lekë të reja. Tre punonjësit e filialit të postës, 2 prej të cilëve ishin punonjëse dhe i treti punonjës i policisë private të filialit, pasi kanë dalë nga banka, janë grabitur nga tre persona. Pas kapjes së Gjinit, policia është vënë në kërkim të dy shtetasve të tjerë që dyshohet se kryen vjedhjen në bashkëpunim, Enver Diva dhe Florin Marku.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›