E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti tre kisha në Dropull, kapet bariu

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për grabitjen e kishës në fshatin Dropull të Gjirokastrës dhe disa vjedhje të tjera. Soli Coga, lindur dhe banues në Fier, i dënuar më parë me një vit burg për vjedhje banese, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje arkën ku mbahen lekët që hedhin besimtarët në kishën e fshatit Vollinë. Brenda të njëjtës ditë ka vjedhur dhe arkën e kishës së fshatit Bularat dhe arkën e kishës së fshatit Bodrishtë.
Sipas policisë, në të treja kishat ky shtetas ka vjedhur shuma të papërfillshme të hollash, nga tre deri në 5 euro në çdo kishë. Po ashtu Coga nuk ka marrë asnjë send tjetër që ndodhej në këto kisha.
Coga ka punuar për disa vite si bari në disa fshatra të Komunës Dropulli i Sipërm, banorët e fshatit Vollinë e kanë ndjekur duke mos e pranuar që ky shtetas të vazhdonte të punonte si bari me bagëtitë e këtij fshati. Dhe natën që ky shtetas do largohej ka kryer edhe vjedhjen e të treja kishave të kësaj komune.
Sipas policisë përveç tre vjedhjeve të kishave, Coga dyshohet se gjatë vitit 2011 ka kryer edhe dy vjedhje të tjera.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›