Çorovodë, del nga rruga autobuzi, dyshohet për 10 të plagosur
Një autobuz me pasagjerë ka dalë nga rruga paraditen e sotme në Çorovodë duke shkaktuar 10 plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Çorovodë në fshatin Buziq ku autobuzi i linjës Vendresh-Çorovodë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Dyshohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Çorovodës dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.