Heroinë edhe për VIP-at, Antidroga kap 1 kg, arreston 2
22/02/2012 Rrjeti në vëzhgim. Droga shitej te “M.Shyri”, “Zogu i Zi”, etj
TIRANË- Një pjesë e vogël e rrjetit të organizuar që i shiste drogë edhe klientëve VIP është shkatërruar dje nga Antidroga e kryeqytetit, ndërsa po mbahen nën vëzhgim disa anëtarë të tjerë. Ndërkaq, i njëjti seksion në Drejtorinë e Policisë së Tiranës arrestoi edhe disa të rinj me sasi të vogla hashashi. Në operacionin e parë, të koduar “Rrugicat”, pas 6 muajsh hetime u bllokua 1 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe u arrestuan dy posedues të saj. Policia e Tiranës njofton zyrtarisht se ranë në pranga Fation Kurti, 24 vjeç dhe Entel Hyka, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u realizua në afërsi të rrugës “Nikolla Lena” në kryeqyet, ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fation Kurti ju gjet dhe u sekuestrua sasia prej 1 kg lëndë pluhur e dyshuar narkotikë e llojit Heroinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 7 telefona celularë të markave të ndryshme dhe një shumë e konsiderueshme parash e përfituar nga kjo veprimtari. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këta shtetas, u konkludua se kjo sasi lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikimin dhe më pas shpërndarjen kryesisht në zonat e rrugës së Kavajës, “Zogu i Zi”, rruga “Myslym Shyri” në Tiranë, si dhe vendet fqinje me Shqipërinë. Lënda narkotike e llojit Heroinë ishte e cilësisë së parë dhe përdorej edhe nga klientë VIP, lëndë e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa qese e porcione. “Theksojmë se, ky operacion vazhdon pasi aktualisht po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike Heroinë”,-thotë policia e Tiranës. Ndërkaq, katër 16-vjeçarët E.D, A.S, E, S dhe F.S, banues në Pukë, u kapën në Kamzë me 25 gramë hashash. U kap edhe F, Sali, 23 vjeç te “kthesa e Sharrës”, të cilit iu gjetën 7.2 gramë hashash.