Sulmi në Kandahar, nesër vjen në atdhe trupi i Voglit

Trupi i Kapiten Feti Voglit, i cili humbi jetën në një sulm në Afganistan tre ditë më parë pritet të mbërrijë nesër rreth orës tre të mëngjesit në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga burime të miniatrisë së mbrojtjes.
Ndërkohë familja e tij në Baldushk prej ditësh ka hapur dyert e mortit. Familjen Vogli e kanë vizituar dy ditë më parë edhe presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha dhe ambasadori Arvizu të cilët shprehën ngushëllimet për humbjen e kapitenit.
Kapiteni Feti Vogli është shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe varrimi i tij do të bëhet në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit. Ndërkohë ende nuk dihen detaje të tjera të ceremonisë mortore shtetërore pasi çdo gjë do të përcaktohet pas mbërritjes së trupit në Atdhe.
Ndërkohë tre ditë më parë në një sulm në Kandahar të Afganistanit u vra kapiteni Feti Vogli ndërsa u plagos nëntenari Aleksandër Peçi.
Mësohet se gjendja shëndetësore e Nëntetarit Aleksander Peçi është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pritet që ai të tranferohet në një spital në Gjermani.